A Goofy Movie
Shfaqja e Gufit (anglisht: A Goofy Movie) është një film amerikan muzikor dhe komedi-aventuresk i animuar, i vitit 1995, i prodhuar nga Disney MovieToons dhe Walt Disney Television Animation. Filmi me regji nga Kevin Lima bazohet mbi serialin televiziv Goof Troop , dhe shërben si vazhdim vetanak i serialit. Ai përmban zërat e Bill Farmer, Jason Marsden, Jim Cummings, Kellie Martin, Rob Paulsen, Pauly Shore, Jenna von Oÿ, dhe Wallace Shawn. I vendosur tre vjet pas ngjarjeve të serialit Goof Troop, filmi përcjell Gufin dhe birin e tij, Maksin, që është në gjimnaz. Ai përqëndrohet rreth marrëdhënies familjare mes të dyve teksa Gufi niset në një mision të çorientuar për t'u lidhur me birin e tij, duke e sjellur atë në një udhëtim peshkimi përgjatë Shteteve të Bashkuara. Filmi i zbulon temat e ankthit adoleshent dhe humorit të vrazhdë që janë më të larmishme sesa në Goof Troop. Disney e shpiku idenë për ta krijuar një film teatral të animuar me Gufin si personazh kryesor, duke konsideruar idetë potenciale për një epizod special të Goof Troop. Lima donte ta zgjeronte Gufin si personazh, që t'ia "jep atij një anë emocionale" e cila do të lidhej mirë me publikun. Shumica e ekipit zanor, duke përfshirë Farmerin, Paulsenin dhe Cummingsin, u vendosën në rolet e tyre ekzistuese ndërsa Dana Hill u zëvendësua me Jason Marsdenin në rolin e Maksit për shkak të dallimit të moshës. Për më tepër, artisti R&B Tevin Campbell i ofroi vokalet për Powerline, një muzikant të famshëm fiktiv me paraqitje të madhe në film, duke i performuar këngët "Stand Out" dhe "I 2 I". Shfaqja e Gufit u shfaq në kinematë e Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë më 7 prill 1995, nga Walt Disney Pictures. Meqë filmi u miratua nga i sapopushuari Jeffrey Katzenberg, Disney e konsideroi lëshimin e filmit si një obligim kontraktual. Lëshimi i parë në kinema mezi bëri ndikim të madh në biletari, duke fituar 37.6 milionë dollarë përkundër një buxheti prodhimi prej 18 milionësh, dhe mori përshtypje të përziera nga kritikët. Megjithatë, lëshimi i tij nëpër video shtëpiake ia siguroi një "ndjekje kulti" dhe filmi u bë një pronë më e spikatur brenda Disneyt. Një film i dytë lëshuar direkt-në-video me titullin An Extremely Goofy Movie më 29 shkurt 2000. Filmi u realizua në gjuhën shqipe nga "Jess" Discographic. Rolet
Tevin Campbell dhe Pauly Shore paraqiten pa nderime në film si Powerline dhe Bobi Zimuruski respektivisht.[8][9] Jenna von Oÿ jep zërin e shoqes më të ngushtë të Roksanës, Stejsi, dhe Frank Welker jep efekte zanore për Bigfutin. Shqip
Shënime
Referime
Information related to A Goofy Movie |
Portal di Ensiklopedia Dunia