Ideja për të formuar një grup që do të ndërthurë muzikën moderne elektronike me motive etnike së pari erdhi në Taras Shevchenko më 2011, por përpjekjet e para për të punuar me muzikantë të vërtetë ishin në vitin 2012. Në fund të këtij viti, në dhjetor, u publikua kënga e parë "Koliada" (Коляда). Emri i bandës do të thotë "kthim në rrënjë" dhe është bërë duke kombinuar fjalën angleze "Go" me shkronjën greke "Alpha", e cila simbolizon fillimin e gjithçkaje.[1]
Në fillim të vitit 2020, u njoftua se Go_A ishte ndër 16 aktet pjesëmarrëse në zgjedhjen kombëtare të Ukrainës për Eurovision 2020 me këngën "Solovey".[2] Banda performoi në gjysmëfinalen e parë, e cila u zhvillua më 8 shkurt, ku ata vendosen në vendin e dytë dhe kështu u kualifikuan në finale. Më 22 shkurt, në finale ata fituan votën publike dhe atë të jurisë. Prandaj, ata do të përfaqësojnë Ukrainën në Festivalin Evropian të Këngës 2020 në maj.[3]