KEDS
Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike, ose KEDS, sh.a[a], është një kompani në Kosovë e cila ka ekskluzivitetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. KEDS është themeluar në vitin 2009, ndërsa ka filluar aktivitetet e saj operative më 8 maj 2013, kur është ndarë përfundimisht nga KEK sh.a. KEDS është pronë e kompanive turke Çalık Holding dhe Limak. PërmbledhjeKEDS sh.a. në bazë të licencave nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë operon me distribuimin e energjisë elektrike. Për të operuar në mënyrë sa më efikase kompania KEDS është e shpërndarë në 7 distrikte me lokacion në shtatë qytetet kryesore të Kosovës dhe në 30 nëndistrikte, ku përfshihen komunat e vendit. KEDS bën shpërndarjen e energjisë elektrike deri te konsumatori i fundit, menaxhon dhe mirëmban asetet në terren. Në kuadër të KEDS janë të përfshira linjat e Tensionit të Mesëm 35 kV, 20kV,10 kV, 10 kV me mundësi të kalimit në 20 kV, 6 kV dhe 3 kV (kilovolt) së bashku me trafostacionet përkatëse, Trafostacionet 35/10 kV/kV, 10(20)/0.4 kV/kV, 10/0.4 kV/kV, 6/0.4 kV/kV, linjat e Tensionit të Ulët 0.4 kV, si dhe mbi 596 mijë njehsorë individual të konsumatorëve. KEDS menaxhon me këto asete:
Shih edheShënime
Referime
Lidhje të jashtmeInformation related to KEDS |
Portal di Ensiklopedia Dunia