Serie A është liga e parë, më e lartë në ligën futbollistike italiane dhe më e privilegjuar në Itali. Sponzori kryesorë i kësaj lige është kompania e telefonis celulare TIM kështu që emri oficial i ligës është Serie A enilive.
Formati
Në Serie A gjenden 20 ekipe që nga sezni i vitit 2004-05. Gjat një sezoni secili ekip ndeshet me ekipin tjetër dy (2) herë, një herë si nikoqir dhe një herë si mysafir duke u zhvilluar gjithsej 38 ndeshje kampionale për secilin klub kurse 380 në tërë kampinatin. Sezoni është i ndarë në dy pjesë kështu që në pjesën e paqë e quajtur 'andata', secili ekip luan nga një (1) herë me secilin ekip kështu që zhvillon 19 ndeshje dhe në pjesën e dytë ë sezonit të quajtur 'ritorno', secili ekip do ë zhvilloj aq ndeshje sikur në pjesën e parë.
Ekipet fitojnë tri (3) pikë për fitore, një (1) pikë për barazim dhe zero (0) pikë për humbje. Ekipet rradhiten sipas pikëve të përgjithshme dhe dallimi në gola shfrytëzohet si kriter për ndajen e ekipeve me pikë të njejta. Kriteri i dallimit në gola nuk merret parasysh vetëm për rastin e barazimit me pikë të ekipeve në kokë të tabelës. Nëse kjo ndodhë atëherë rasti zgjedhet me një ndeshje shtesë. Në fund të sezonit ekipi me më shumë pikë fiton titullin e kampionit. Tre ekipet në fund të tabelës kalojnë në një libë më të ulët e që është Serie B.
Top katë ekipet në Serie A kualifikohen në Ligën e Kampionëve ku dy ekipet e para kualifikohen drejtpërdrejt në fazën e grupeve. Ekipet e kualifikuara n pozitën 5 dhe 6 marrin pjesë në UEFA Kupë kurse vendi i tretë në UEFA Kupë është i rezervuar për fituesin e Kupës së Italisë, kurse në rast se të dy finalistët e kupës së Italisë janë të kualifikuar në UEFA Ligën e Kampionëve atëherë ekipi në pozitën e shtatë (7) merr pjesë në UEFA Kupë.
Historia
Serie A sikur që është strukturuar sot filloi të funksionoj nga viti 1929. Që nga viti 1898 gjer në vitin 1929 kampionati ishte i organizuar në grupe regjionale. Në vitin 1927 nuk u nda titull pasi që ekipi Torino u largua nga liga nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC). Torino u shpall kampion në sezonin e vitit 1948-49 pasi në një aksident ajrorë i tërë ekipi humbën jetën.