The State (libër)Warning: Display title "<i>The State</i> (libër)" overrides earlier display title "<i>The State (libër)</i>".
The State (Gjermanisht: Der Staat; Shqip: Shteti) është një libër nga sociologu gjerman Franz Oppenheimer, botuar së pari në Gjermani në vitin 1908. Oppenheimer e shkruajti librin në Frankfurt am Main gjatë vitit 1907, si një fragment të katër vëllimeve të veprës System of Sociology, një vepër e rëndësishme interpretative për kuptimin e evolucionit shoqëror; vepër për të cilën ai punoi nga vitet 1890 deri në fund të jetës së vet.[1] Vepra përmbledh teorinë e përgjithshme të Oppenheimerit rreth origjinës, zhvillimit dhe transformimeve të ardhshme të shtetit.[1] Libri The State, lexohej dhe diskutohej gjerësisht në fillim shekullin e njëzetë.Libri u prit mirë - dhe pati ndikime - në audienca të ndryshme, që prej izraelianëve halutzim, komunitarianëve amerikanë dhe sllavë, tek Kancelari i Gjermanisë Perëndimore Ludwig Erhard, dhe anarko-kapitalistët si Murray Rothbard.[1]
Oppenheimer - një liberal klasik dhe simpatizant sociialist - e shikonte kapitalizmin si "një sistem shfrytëzimi dhe të ardhurat kapitale si një fitim nga një i tillë shfrytëzim", por fajin nuk ia jepte tregut të lirë (kapitalizmit), por ndërhyrjes së shtetit në ekonomi.[1] Pamja që ka Oppenheimeri për shtetin është thellësisht e kundërt me karakterizimin asokohe dominant të propozuar nga G. W. F. Hegel, që e shikonte shtetin si një arritje të admirueshme të civilizimit modern.[1] Proponentët e kësaj rryme e shikonin shtetin si një entitet që u zhvillua ndërsa grupe gjithnjë e më të mëdha njerëzish "binin dakord" të nënshtronin interesin e vet privat ndaj të mirës së përbashkët. Në të kundërt, pikëpamja e Opphenheimerit ishte një avancim i "teorisë së pushtimit" të shtetit që u zhvillua gjatë fund shekullit të 19-të nga Ludwig Gumplowicz.[2] Sipas kësaj teorie, shteti erdhi në ekzistencë nëpërmjet luftës dhe pushtimit, një pasojë e të cilës ishte edhe vendosja e klasave shoqërore; pushtuesit dominues dhe të pushtuarit e nënshtruar. Kjo, mëpastaj, solli lindjen e një sistemi politik për të konsoliduar fuqinë e pushtuesve, për të përjetësuar dhe rregulluar ndarjet shoqërore.[2] Pikëpamja e Oppenheimerit ndikoi eseistin dhe teoristin amerikan Albert Jay Nock (që shkruante në gjysmën e parë të shek. të 20-të), të theksonte se, "Të marrësh Shtetin kudo ndodhet, duke goditur në historinë e tij në çdo pikë, njëri nuk shikonë asnjë rrugë për të dalluar aktivitetet e themeluesve, administratorëve dhe përfituesve të tij nga ato të klasës kriminale profesionale."[3] Historia e botimeveThe State u botua fillimisht në Germani në 1908. Në vitin 1922 pati në edicion anglisht të librit. Ndërsa në vitin 1929 një tjetër edicion gjerman me disa ndryshime.
Shënime dhe referenca
Lidhje të jashtme
Information related to The State (libër) |
Portal di Ensiklopedia Dunia