The Brian Jonestown Massacre
Brian Jonestown Massacre është një grup amerikan me karakter rok psychedelic formuar në San Francisko në vitin 1990. Grupi gjithashtu ka eksperimentuar me zhanre të ndryshme si folk, blues rock, rok acid, shoegazing, Electronica, dhe rock eksperimental. Brian Jonestown Massacre filloi si një grup shoegazing në San Francisko në vitin 1990. Emri "Brian Jonestown Massacre" është një ndërlidhje e emrit të themeluesit dhe ish kitaristit të grupit të mirënjohur The Rolling Stones, dhe vendodhjes të vetëvrasjes masive me karakter kult në qytezën Jonestown, Guajana. Ata kanë fituar famë në media për konsumimin e madh të drogës si dhe me marrëdhënien e trazuar me mediat të liderit të grupit, Anton Newcombe. DocumentaryBashkë me grupin The Dandy Warhols, BJM ishin subjekti kryesor i dokumentarit te vitit 2004 Dig!. Filmi prezanton marrëdhënien midis dy grupeve muzikore, duke theksuar më tepër marrëdhenien midis liderit të BJM Anton Newcombe dhe kolegut të tij ne grupin The Dandy Warhols Courtney Taylor-Taylor. Diskografia
Lidhje të jashtmeWikimedia Commons ka media në lidhje me The Brian Jonestown Massacre. Information related to The Brian Jonestown Massacre |
Portal di Ensiklopedia Dunia