Kampionati Evropian i Futbollit i vitit 2004 i njohur si UEFA Euro 2004 ose vetëm Euro 2004, ishte kampionati UEFA Kampionati Evropian i Futbollit i dymbëdhjetë i organizuar nga UEFA dhe i mbajtur në Portugali nga 12 qershor gjer më 4 korrik. Sikur në dy kampionatet garimet e mëparshme në Angli dhe Holandë/Belgjikë edhe në këtë kampionat në garimin final morë pjesë 16 ekipe të cilat kaluan pëmes ciklit të kualifikimeve i cili filloi në vitin 2002. Ndeshjet u xhvillua në stadiumet e tetë qyteteve: Aveiro, Braga, Coimbra, Guimarães, Faro/Loulé, Leiria, Porto dhe Lisbon.
Gjatë garimit kishte disa surpriza: kombëtarja e gjermane, Iialiane dhe spanjolle u eliminuan gjatë garimit në grupe; mbrojtësja e titullit, kombëtarja frënge e futbollit, u eliminua në çerekfinale nga kombëtarja greke dhe Portugalia arriti gjer në finale duke mundur gjatë garimit kombëtaret eminente si: kombëtarja spanjolle, angleze dhe holandeze. Për herë të parë u paraqitën ekipet e njejta të cilët dhe filluan garimin final (Portugalia : Greqia ) ku nikoqiri (Portugalia) ka humbur që të dy ndeshjet. Fitorja greke ishte akoma më befasuese duke konsideruar që pjesmjarrja e tyre e vetme në garimet finale ishte ajo e vitit 1980, ku ata nuk arritën të fitonin asnjë ndeshje.
Gjatë ceremonisë portugjezët portretizuan një anije duke simbolizuar zbuluesit portugjez të tokave, duke lundruar në det ku u paraqitën flamujt e tëgjitha shteteve pjesmarrëse në garimin final.[1] Aq i madh ishte entuziazmi i grekëve saqë anija u bë simbol i fitores greke duke u emëruar "Anija e Piratëve" (πειρατικό), siç edhe u emërua kombëtarja greke në atë kampionat.
Kualifikimet për këtë kamionat filluan në shtatorë të vitit 2002 gjer në nëntor të vitit 2003. Pesëdhjet kombëtare u ndanë në dhjetë grupe me nga pesë kombëtare dhe çdo ekip zhvilloi dy ndeshje me çdo ekip tjetër, me rregullën nikoqir dhe mysafir. Ekipet e radhitura të parat në çdo grupë u kalifikuan automatikisht, kurse ekipet e dyta zhvilluan nga dy ndeshje play-off për të mbetur pesë ekipe që do t'i bashkangjiteshin nikoqirit për garimet finale.
^"UEFA Euro 2004 referees" [Gjyqtarët e UEFA Euro 2004] (në anglisht). Soccer Boards. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2011. Marrë më 18 nëntor 2008.
^Stan James. "Euro 2004 Top Scorers" [Golashënuesit më të mirë të Euro 2004] (në anglisht). Sporting Life. Arkivuar nga origjinali më 24 maj 2012. Marrë më 24 maj 2012.
Lidhje të jashtme
Wikimedia Commons ka media në lidhje me Euro 2004.