Olta DakuOlta Daku (1 dhjetor 1976) ka lindur në Tiranë. Ajo është aktore e Teatrit Kombëtar. EdukimiOlta ka studiuar flaut dhe kanto në Liceun Artistik, por në vitin 1997 ajo ndjek studimet e larta për aktore dhe diplomohet në aktrim nën drejtimin e aktorit dhe pedagogut të saj, Mario Ashiku në 2001-shin. Në vitin 2003, ajo emërohet aktore e Teatrit Kombëtar. [1] Rrjedh nga një familje muzikantësh. Mamaja e saj është Xhovana Daku, mexosoprano, dhe babai i saj është Kristo Daku, pedagog i klarinetës në Akademinë e Arteve. [2] Karriera artistikeQë në fillimet e karrierës, ajo është spikatur për talentin e saj artistik. Olta ka interpretuar role të ndryshme në teater, film dhe televizion. Disa prej roleve të saj të njohura janë: O sa mirë në rolin e Janës, 2013; Femrat në rolin e Nadës, 2013; Portret i pambaruar në rolin e Doloresit, 2019; seriali "Nina" në rolin e Ninës, 2022 etj. Lidhje të jashtmeReferime
|
Portal di Ensiklopedia Dunia