Antoine Griezmann
Antoine Griezmann (Frëngjisht: [ɑ̃.twan ɡʁizman]; lindur më 21 Mars 1991) është një futbollist francez i cili luan me klubin katalan FC Barcelona në La Liga dhe me kombëtaren franceze si anësor. Ai filloi karrierën e tij te Real Sociedad, ku shpenzoi pesë sezone përpara se të transferohej te Atlético për 30 milion € dhe më pas te Barcelona për 120 milion €. Griezmann ka qënë nje lojtar shum i jasgzakonshem kombëtares të të rinjëve të Francës, duke luajtur me nivelet nën-19, nën-20 dhe nën-21.[1] Në vitin 2010, ai ishte pjesë i skuadrës që fitoi 2010 UEFA Kampionatin Europian nën-19 të Futbollit që u zhvillua pikërisht në Francë. Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren franceze në vitin 2014 dhe u zgjodh në edicionin e atij viti të Kupës së Botës. Jeta e hershme
Griezmann për idhullin e tij, David Beckham.[2][3] Griezmann ka lindur në komunën Mâcon të qarkut Saône-et-Loire. Babai i tij Alain, ishte një këshilltar i qytetit,[4] dhe familja e tij i ka rrënjet nga Münster, Gjermani;[5] kjo mbështetet edhe nga mbiemri gjerman.[6] Mamaja e tij Isabelle, një ish pastruese spitali, ka origjinë portugeze, kurse babai i saj Amaro Lopes ka qënë një ish futbollist që ka luajtur për Paços de Ferreira.[6][4] Amaro Lopes erdhi në Francë me gruan e tij Carolina për të punuar në ndërtim në vitin 1957, ku Isabelle lindi, dhe vdiq në vitin 1992 ku nipi i tij ishte ende foshnje.[4] Si fëmijë, Griezmann zakonisht i kalonte pushimet verore në Paços de Ferreira të Portugalisë.[4] Griezmann e nisi karrierën me klubin lokal të qytetit të lindjes UF Mâcon.[7] Gjatë kohës që ishte atje, ai bëri disa prova me klube profesioniste me qëllim për të fituar në vënd në njërën prej akademive të tyre, por u refuzua për shkak të përmasave të tij dhe trupit të lehtë.[7] Në vitin 2005, gjatë kohës që ishte në provë te Montpellier, Griezmann luajti në një miqësore kundër akademisë së të rinjëve të Paris Saint-Germain në Paris, duke i lënë mbresa shumë klubeve, përfshirë edhe klubin spanjoll Real Sociedad, që kishte dëruar disa zbulues talentesh. Pas ndeshjes, zyrtarët e klubit i ofruan atij një provë një-javore në San Sebastián, të cilën ai e pranoi, Atij më vonë ju ofrua edhe një javë e dytë qëndrimi në klub. Klubi më pas telefonoi prindërit e tij dhe i ofroi zyrtarisht një kontratë të rinjsh. Prindërit e Griezmann fillimisht ngurruan që të lejonin djalin e tyre të zhvendosej në Spanjë, por më pas ndërruan mëndje pasi morën siguri.[7][8] Karriera me klubeReal SociedadVitet e paraKur arriti për herë të parë në Real Sociedad, Griezmann u paraqit me skautin francez të klubit ndërsa ndiqte shkollën përtej kufirit në Bayonne, duke u stërvitur në mbrëmjet në selinë e klubit në San Sebastián.[7] Referime
Information related to Antoine Griezmann |
Portal di Ensiklopedia Dunia